Programi emocione pozitive për skizofreninë (PEPS), është një program grupor që mundohet të ulë anhedoninë (vështiresia për ta parashikuar ose përjetuar kënaqësinë) dhe apatinë duke rritur kontrollin kognitiv të emocioneve pozitive.
Bëhet fjalë për tetë seanca një orëshe, që jepen me anë të materialeve multimediale (vizuale dhe zanore) të cilat prezantohen ne formë PowerPoint që shfaqen në një ekran. Grupet përbëhen nga 5 deri në 10 pjesmarrës.
Çdo seancë fillon me mirëpritjen dhe një ushtrim relaksimi ose meditimi.
Që nga seanca e dytë, animatorët rishikojnë detyrën e shtëpisë që është dhënë në fund të seancës së mëparshme.
Seanca vijon me vënien në diskutim të një besimi disfatist, pastaj me mësimin e një kompetence për të përmirësuar parashikimin, mbajtjen, shtimin apo riaktualizimin e emocioneve pozitive.
Seanca pëfundon me dhënien e detyrës për seancen e ardhshme.
Kompetencat e mësuara janë: shijimi i përvojës së këndshme, shprehja e emocioneve nëpërmes sjelljeve, kapitalizimi i momenteve pozitive dhe parashikimi i momenteve të këndshme